Loading…

Fisnik Halimi: Ne kemi nevojë për SHBA’në, ajo për neve shumë pak

  • 04/11/2019 | 21:51

Fisnik Halimi: Ne kemi nevojë për SHBA’në, ajo për neve shumë pak

Analisti politik, Fisnik Halimi, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet t’i kuptojë mesazhet e SHBA’së, pasi që ia kemi nevojën, ndërsa ajo neve shumë pak, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur në Analizën Zgjedhore, Fisnik Halimi ka thënë se mesazhet e Të dërguarit Special të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, janë shumë të rëndësishme.

“Nëse nuk kuptojnë mesazhet e Palmerit që SHBA’të kanë urgjenca gjeopolitike, që negociatat kanë rëndësi edhe për ato, atëhere kemi një udhëheqësi në ardhje që po bën një gabim shumë të madh”, tha ai.

Tutje, Halimi ka thënë se Kosova duhet të ruajë partneritetin me SHBA’të, pasi këto të fundit kanë prishur mardhëniet me plot shtete që u kanë ndihmuar.

“ Duhet të kuptohet se ne kemi nevojë për Amerikën, ata për neve shumë pak. SHBA’të kanë prishë plot partneritete nëpër vite, një vend klasik është Venezuela. Afganistanin e kanë shliru dhe e kanë bombardu mbas 20 vjeteve”, tha ai.

Halimi ka përfunduar duke thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet një herë e përgjithmonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë