Loading…
Fisnik Ismaili ia sheh sherrin gazit lotsjellës, dënohet me kaq muaj burg
  • 18/03/2019 | 14:25

Fisnik Ismaili ia sheh sherrin gazit lotsjellës, dënohet me kaq muaj burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor deputetin nga radhët e PSD-së, Fisnik Ismaili, transmeton Gazeta Metro.

Ismaili është shpallur fajtor për posedim të gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Ai është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht par veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për veprën “pengim i personit zyrtar” ai është shpallur i pafajshëm pasi sipas kryetarit, Vesel Ismalji, prokurori gjatë gjykimit ka hequr dorë nga ndjekja.

Ismaili është akuzuar për të dy këto vepra në kohën kur ka qenë deputet i Vetëvendosjes në Qeverinë e kaluar.

Fisnik Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotësjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë