Loading…

Fisnik Ismaili: Xharrën ka mundësi e kanë rrahur njerzit e PDK’së

  • 13/05/2017 | 10:26

Fisnik Ismaili: Xharrën ka mundësi e kanë rrahur njerzit e PDK’së

Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, në një reagim në Facebook, ka thënë se ky sulmi ndaj Arbanës, ka mundur të vij nga partia e saj, PDK.


Ismaili  ka thënë se duke pasur parasysh se kujt iu ke bashkëngjit, mos e përjashto mundësinë se ata vetë kanë mundur të të rrahin.

Ismaili ka thënë se dhuna nuk arsyetohet me asgjë,e më se paku ndaj një gruaje. Dhe se kjo shoqëri me këtë sistem ka krijuar bisha.

“Dhuna nuk arsyetohet me kurrgja, posaçërisht dhuna ndaj një gruaje, sado keqkuptime a inate që mundesh me pasë me të në shpi, punë, apo thjesht, në rrugë. Hiç kurrë”, ka shkruar Ismaili

Ky është reagimi i plotë i Fisnik Ismailit:

“Arbanë, njajtë si për ty, qashtu edhe për plot gra që janë abuzue e vra prej burrave të tyne, edhe për plot aktivista që janë rrehë e vra për shkak të bindjeve të tyne politike, edhe për plot studenta e nxanësa që po rrahen e vriten nëpër oborre të shkollave, unë s’kam me u ndalë tuj lypë drejtësi.

Qekjo shoqni, me qet sistem, po krijon bisha. Në mungesë të drejtësisë, këto bisha po e marrin lirinë me rrehë, dhunue e vra, pa frikë se kanë me u zanë. More, qoftë nga problemet familjare, politike apo fetare, ai që është i dhunshëm duhet me shkue n’burg. Pikë.

Sinqerisht po shpresoj se ata që të sulmuen kanë me u gjetë edhe dënue sa më shpejt. Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e dijtë se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mujtë me ta ba këtë, tuj i njoftë çka janë në gjendje me ba, e qe ti henez ke me e kuptue.

Të dëshiroj shërim të shpejtë, e të uroj angazhim të pashoq në luftën kundër dhunës, posaçërisht asaj ndaj grues. Qaty ku munden edhe rrugët me na u kryqye nganjëherë.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë