Loading…

FIT’i të ndërhyjë te muri në veri të Mitrovicës

  • 09/12/2016 | 22:05

FIT’i të ndërhyjë te muri në veri të Mitrovicës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka komentuar ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, për të cilin thotë se një shtet normal nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Deputetja thotë se shteti është dashtë të ndërhyjë madje edhe përmes forcës – duke përmendur këtu njësitin special të Policisë së Kosovës, FIT.

“E thash që është përgjegjësi puro e shtetit, sepse ndërhyrja do të duhej të vinte nga shteti, përmes forcave të cilat mungojnë. E kemi FIT-in për shembull dhe, vitin e kaluar, janë treguar mjaft ‘efikas’ kur u futën në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, sot, kur po bëhet fjalë për Mitrovicën, ata po tërhiqen”, thotë deputetja e VV-së.

Ajo foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se edhe po të ishte i zgjidhur problemi i demarkacionit, kosovarët nuk do të kishin liberalizim. Kadaj-Bujupi duke komentuar demarkacionin, akuzoi kryeministrin e vendit, Isa Mustafën, “se po sillet si matrapaz”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë