Lois Olsen një 80 vjeçare nga Kanada ka fituar 50 milionë $ dhe i ka refuzuar. “Nuk janë për mua”, ka thënë ajo.
Kjo grua e vjetër nga fshati Alberta i Kanadasë merret me bujqësi dhe bënë një jetë shumë të qetë e të thjeshtë. Ajo ka tërhequr një biletë nga një makinë llotarie në dyqan kur ka shkuar të blejë disa gjëra ushqimore që kishte nevojë, dhe pa ndonjë interes e ka provuar fatin dhe ka fituar.
Një djalë i ri i ka treguar asaj numrin që e kishte në biletë ku shkruhej se kishte fituar 50 milionë $(dollarë), dhe zonja e vjetër e ka futur biletën në çantë dhe ka shkuar në shtëpi, duke e fshehur kështu një javë që ka fituar, derisa llotaria që ofron paratë e ka gjetur pas një jave rresht duke e kërkuar. Kur ata u takuan me zonjën Olsen ajo u tha atyre, se nuk i duhen këto para, transmeton gazetametro.net.
“T’i kisha fituar më herët, para 20 apo 30 vjetësh do më hynin në punë por sot nuk më duhen”, ka thënë ajo.
Olsen rrit lopë në fermën e vogël që ka në fshatin Alberta, dhe asaj dhe familjes gjithmonë i ka munguar në rini një pajisje hidraulike, të cilën premtoi se do ta blejë me këto para, por me pjesën tjetër nuk e di ç’të bëj, ka thënë ajo.
“Unë nuk kam idenë se çfarë të bëj me to. Në moshën time kjo shumë është shumë e madhe”, ka përfunduar ajo./gazetametro.net