Loading…

Fitore Pacolli kërcënon me shkarkim Vlora Çitakun: Duhet të japësh llogari për këtë

  • 21/02/2020 | 09:57

Fitore Pacolli kërcënon me shkarkim Vlora Çitakun: Duhet të japësh llogari për këtë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, njihet për qëndrimet e saja kontroverse dhe ndryshimin e tyre, ku qëndrimi i fundit i ka zgjatur vetëm 12 orë, shkruan Gazeta Metro.


Pasi dje doli lajmi se Xhamajka ka njohur pavarësinë, Fitore Pacolli reagoi duke marrë të gjitha meritat për këtë njohje, duke shkruar se era e ndryshimit politik në Kosovë po njihet edhe jashtë vendit, ajo madje këtë e quajti si fillim të mbarë.

Por, Pacollit ju kanë dashur vetëm 12 orë të ndërron mendje, ajo pasi ka parë lajmin se Xhamajka ka demantuar lajmin se nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka reaguar ashpër.

Pacolli po kërkon dorëheqjen e ambasadores në SHBA, Vlora Çitaku, thotë se vendit i duhen ambasadorë profesional dhe se Çitaku duhet të jap llogari.

Ajo e ka kërcënuar Çitakun se aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm të Kosovës do ta prek edhe atë.

Pacolli ka folur për profesionalizëm, teksa si deputete u tregua joprofesionale, duke i dhënë merita qeverisë aktuale, për njohjen që realisht s’kishte ndodhur.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë