Gara në Prishtinë po cilësohet pak a shumë e mbyllur pasi distanca mes dy kandidatëve të parë është shumë e ngushtë dhe popullariteti i Përparim Ramës është shumë i lartë.
Arben Vitia shënoi rezultat të papritur negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, duke mos arritur të fitonte mbi 50 për qind dhe duke mos pasur epërsi të lartë ndaj Përparim Ramës së LDK-së.
Njëra ndër promovueset më të mëdha të kandidaturës së z. Vitia ishte deputetja e mirënjohur e VV-së me emrin Fitore Pacolli.
Prej 24 shtatorit, ora 6.19 e pasdites, Pacolli e kishte vënë si “foto koveri” në Facebook një fotografi ku dukej Arben Vitia, edhe pse ky i fundit ishte ende ministër i Shëndetësisë dhe do të jepte dorëheqje nga ky post vetëm më 1 tetor.
Por, interesante është që deputetja Pacolli e ka hequr fotokoverin me Arben Vitinë më 18 tetor, ora 4.53 e pasdites.