Loading…

Fituesi i çmimit Nobel ka një përgjigje për ata që po e kritikojnë për mbështetjen që i dha Milosevicit

  • 16/10/2019 | 16:53

Fituesi i çmimit Nobel ka një përgjigje për ata që po e kritikojnë për mbështetjen që i dha Milosevicit

Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, thotë se nuk do t’u përgjigjet gazetarëve, lidhur me kritikat që mori për mbështetjen ndaj kriminelit serb, Slobodan Milosevic, transmeton Gazeta Metro.


Pasi fitoi çmimin javën e kaluar, Handke anuloi një konferencë për media në vendlindjen e tij Grifen, e cila ishte paraparë për sot, bëri të ditur administrata e qytetit.

Shkrimtari, i cili jeton pranë Parisit, duket se e humbi durimin të martën mbrëma në Grifen, kur gazetarët e pritën në një takim me politikanët lokalë dhe e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar krimet e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Secili bën pyetje si ju dhe secili që më drejtohet duket se nuk ka lexuar apo nuk di asgjë për çfarë kam shkruar”, tha Handke, raporton DPA.

“Unë jam shkrimtar, unë jam i lidhur me Tolstoyn, me Homerin, me Cervantesin. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla”, tha Handke, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë interviste tjetër.

Vendimi i Akademisë suedeze të Shkencave për t’i dhënë Nobelin për Letërsi Handkes shkaktoi kritika në gjithë Ballkanin.

Akademia e Shkencave e Kosovës kërkoi që Handkes t’i tërhiqet çmimi.

Handke, mes tjerash, ka marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit, ku edhe ka mbajtur fjalim në mbështetje të tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë