Loading…

Fituesi i Grammy për COVID 19 “Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”

  • 17/10/2020 | 17:27

Fituesi i Grammy për COVID 19 “Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”

Këngëtari Christopher Cross është duke u hapur për mënyrën se si koronavirusi gati i kushtoi atij jetën.Cross tha se ai vazhdon të luftojë për t’u rikuperuar dhe tha se të folurit dhe kujtesa e tij janë prekur shumë, transmeton Gazeta Metro


Këngëtari 69 vjeçar, Christopher Cross tha se e dashura e tij dhe ai, të dy rezultuan pozitivë pasi u kthyen nga një udhëtim në Mexico City.

Ndërsa çifti ishte i sëmurë për rreth tre javë, ai tha se ndihej mjaft mirë për të bërë pazar ushqimesh, por kur u kthye në shtëpi filloi të ndihej i lodhur dhe i rraskapitur për një rrugë të shkurtër që kishte bërë.

Cross tha që mjekët e diagnostikuan atë me Sindromën Guillain Barre, një çrregullim i rrallë neurologjik në të cilin sistemi imunitar sulmon nervat, që ata besonin se ishte shkaktuar nga  Covid 19.

“Ishin 10 ditët më të këqija të jetës sime”, tha Cross. “Dhe unë nuk mund të ecja, mezi lëvizja. Dhe kështu ishte sigurisht koha më e errët për mua, e dini? Ishte vërtet prekëse dhe e vështirë”.
Fituesi i Grammy i njohur për hitet përfshirë “Sailing” dhe “Ride Like The Wind”, por është e rëndësishme që njerëzit të dinë se pa marrë parasysh nëse jeni i famshëm apo jo, ju mund t’a merrni këtë virus.

Dhe kështu, Cross thotë se u ndje i detyruar të ndaj medimin dhe eksperiencën e tij me njerëzit. ‘Shikoni, kjo është një punë e madhe, ashtu sikur se ju duhet të vishni maskën tuaj, ju duhet të kujdeseni për njëri-tjetrin. Sepse, e dini, kjo mund të ndodhë edhe me ju”  transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë