Loading…

Fituesit e çmimit Nobelit për Ekonomi janë profesorë amerikan Paul Milgrom dhe Robert Wilson, nga Unievrsiteti i Stanfordit,

  • 12/10/2020 | 19:29

Fituesit e çmimit Nobelit për Ekonomi janë profesorë amerikan Paul Milgrom dhe Robert Wilson, nga Unievrsiteti i Stanfordit,

Ekonomistët amerikan Paul Milgrom dhe Robert Wilson janë ftuesit e sivjetëm të çmimit të nobelit për Ekonomi, këtë e njftoi Akdameia Mbretërore e shkecave të Suedisë.

Teoria që kanë zbuluar Milgromi dhe Wilson, ndihmon në informimin dhe organizimin e ankandeve, sidomos për ato në privatizimin e kompanive shtetërore ose në shitjen e licencave për përdorim në fushën e elektromagnetikës.

Sipas akademisë, Milgrom dhe Wilson të cilët janë profesor në Universitetin e Stanfordit, e kanë merituar Nobelin për shkak të zbulimeve të tyre teorike të cilat, kanë përmirësuar mënyren në të cilën funksionojnë ankandet në tërë globin.

Robert Wilson zhvilloi teorinë për ankandet e objekteve me një vlerë të përbashkët, një vlerë e cila është e pasigurt paraprakisht, por në fund të fundit, është e njëjtë për të gjithë. Shembujt përfshijnë vlerën e ardhshme të frekuencave të radios ose vëllimin e mineraleve në një zonë të veçantë.

Paul Milgrom formuloi një teori më të përgjithshme të ankandeve që jo vetëm lejon vlera të përbashkëta, por edhe vlera private që ndryshojnë nga ofertuesi në ofertues. Ai analizoi strategjitë e ofertave në një numër formatesh të njohura të ankandit, duke demonstruar se një format do t’i japë shitësit të ardhura më të larta të pritshme kur ofertuesit të mësojnë më shumë rreth vlerave të vlerësuara të njëri-tjetrit gjatë ofertave.

Komiteti i Nobelit  tha se zbulimet teorike të Milgrom dhe Wilson, dhe më vonë aplikimi praktik i tyre në shkallë globale, kanë qenë të dobisë së jashtëzkaonshme për shoqërinë në përgjithësi dhe se ekonomitë dhe shoqëritë në mbarë boten kanë pasur përfitime të mëdha nga aplikimi i zbulimeve të këtyre të ekonomistëve.
Shpallja e fituesve të çmimit të Nobelit për Ekonomi ka përmbyllë sezonin e sivjetëm të ndarjes së çmimeve më prestigjioze në botë. Transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë