Loading…

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Nadia Murad, do ta vizitojë Kosovën

  • 06/02/2019 | 20:26

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Nadia Murad, do ta vizitojë Kosovën

Fituesja e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad, së shpejti do të vizitojë Kosovën, me ftesë të qeverisë, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Pacolli ka njoftuar se gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, është takuar me Nadian. Kjo e fundit është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht.

‘Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad. Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njejtë të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë’, ka shkruar Pacolli.

Pacolli tutje ka bërë të ditur se me ftesë të qeverisë, Nadia do ta vizitojë Kosovën.

‘Nadia do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite’, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Gjatë drekës në Departamentin Amerikan të Shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit…

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, 6 February 2019

Kujtojmë se përveç Pacollit, në SHBA po qëndron edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ku janë ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit./gazemetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë