Loading…

Fjalët e Bill Klinton pas fitores së Joe Biden

  • 08/11/2020 | 09:38

Fjalët e Bill Klinton pas fitores së Joe Biden

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i ka uruar fitoren presidenciale kandidatit të demokratëve, Joe Biden, duke thënë se “me fitoren e arritur, ka fituar edhe demokracia”.


Në një reagim në llogarinë e tij në Twitter, Clinton shprehet se presidenti i sapozgjedhur, bashkë me nën-presidenten do përfaqësojnë zërin amerikan.

“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e jashtëzakonshme!”, shkruan ai.

Demokrati Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë.

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump reagoi ashpër pas shpalljes së fitores nga Biden, duke akuzuar për manipulimin e votave, ndërsa pretendon se ka marrë 71 mln vota, më shumë se çdo president tjetër në të kaluarën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë