Loading…

Fjalët e fundit që i tha pilotja para rrëzimit të aeroplanit (Foto)

  • 03/12/2016 | 09:32

Fjalët e fundit që i tha pilotja para rrëzimit të aeroplanit (Foto)

Jo vetëm Brazili, edhe Bolivia qan viktimat e shënuara nga rrëzimi i avionit në Medellin të Kolumbisë.

Mes pesë personave kolumbian që humbën jetën në aksidentin tragjik ajror, ishte edhe Sisy Aroas, një vajzë 29- vjeçare e cila ishte edhe modele, por që prej disa kohësh ishte ndihmës-pilote e kompanisë “LaMia”.

Më shumë se pasarelën ajo kishte pasion avionët. Udhëtimi për në Medellin ishte i pari që Sisy bënte për kompaninë “LaMia” dhe ishte pjesë e praktikës që duhet të bëjë një pilot civil, për shkak se dy vite më parë ajo kishte kryer studimet në SHBA, ku dhe jetonte.

“Ishte kthyer në Bolivi për të arritur një mijë orë fluturimi, në mënyrë që të hynte në kompaninë e madhe ajrore”, shkruajnë mediat vendase, raporton noa.al.

Sisy lë pas dy fëmijë, Matias 10 vjeç dhe Mariana 7. Ajo ishte edhe vajza e vogël e gazetarit të njohur Jorge Arias.

Ishte pikërisht gazetari ai që dha lajmin për vdekjen e së bijës nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Sisy e kishte refuzuar sigurinë ekonomike që ofronte puna e të atit dhe dëshironte të fluturonte.

Pak momente para se të nisej për fluturim ajo kishte dhënë një intervistë të cilën e gjeni në videon më poshtë.

“Ndjesia e të qenit aty lartë është e pabesueshme, edhe pse ndonjëherë mendon se motorët mund të kenë defekt”, tha ajo.

Ndërkohë në postimin e bërë në Facebook, i ati shkroi “Zoti të priftë në parajsë vogëlushja ime, do të dua gjithmonë. Vetëm se u nxitove pak, kjo nuk është një lamtumirë”.

Avioni, një ‘British Aerospace 146’, u rrëzua natën duke gdhirë e marta në një zonë malore në Medellin, në lokalitetin Cerro Gordo.

Mjeti fluturues ishte nisur nga aeroportin ndërkombëtar San Paolo në Brazil dhe kishte bërë një ndalesë në Bolivi.

Skuadra braziliane e futbollit Chapecoense e cila ndodhej në avion, do të luante të mërkurën në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut kundër Atletico Nacional të Medellin.

Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Në avion ndodheshin edhe gazetarë që ndiqnin skuadrën.

TEMAT:

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë