Loading…

Fjalimi prekës i Clinton që përloti të gjithë

  • 17/11/2016 | 08:32

Fjalimi prekës i Clinton që përloti të gjithë

Hillary Clinton, në fjalimin e parë publik pas humbjes presidenciale, ka thënë se “nuk ishte fare e lehtë”.

Duke folur në një mbrëmje gala në Fondin për Mbrojtjen e Fëmijëve, Clinton ka shfaqur emocione për humbjen e zgjedhjeve, dhe ka folur se si do të dëshironte që këtë t’ia thoshte nënës së saj, e cila e kishte braktisur në fëmijëri, shkruan CNN.

“E pranoj që të vij sonte këtu, nuk ishte fare e lehtë për mua”, ka thënë Clinton, “Ka pasur disa momente gjatë kësaj jave kur unë krejt çfarë dëshiroja ishte të kisha një libër të mirë, qentë tanë dhe të mos e lë shtëpinë më kurrë”, ka deklaruar Clinton.

Por ajo ka thënë se në vend të kësaj, u kthye duke u përqendruar përpara dhe foli për ndikimin që pati nëna në jetën e saj.

“Ëndërroj të shkoj te ajo, duke u ulur pranë saj dhe duke folur: Më shiko dhe më dëgjo, ti do të mbijetosh, ti ke ende një familje, tre fëmijë”, është shprehur Clinton.

“Dhe sado e vështirë që mund të jetë, vajza jote do të rritet si senatore e SHBA-së, duke reprezentuar shtetin si Sekretare dhe do të fitojë më shumë se 62 milionë vota për President”, ka thënë Clinton, duke imagjinuar një bisedë me nënën e saj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë