Loading…

Dërguti: Fjolla e Editës është shndërruar në ortek që po e rrënon Kosovën

  • 15/02/2017 | 12:02

Dërguti: Fjolla e Editës është shndërruar në ortek që po e rrënon Kosovën

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka thënë se ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka gënjyer javën e kaluar në Kuvend kur tha se deputetë të Kosovës i ka dërguar letër ITU’së ku i ka kërkuar që të mos i jepet kodi telefonik Kosovës.


Dërguti, tha sot në seancën e Kuvendit se ajo nuk ka kërkuar që të mos i jepet Kosovës kodi por ka kërkuar që i njëjti të mos i jepet përmes Serbisë,

Dërguti ka thënë për me tepër, se Edita Tahiri ka frikë nga logo-ja e Kuvendit të Kosovës pasi fjolla e saj është shndërruar në ortek që po e shkatërron Kosovë.

“Javën e kaluar Edita Tahiri e shfrytëzoi për shpifje në lidhje me letrën ë ia kam dërguar ITU-së. Paragrafi i dytë i letrës sime shtron kërkesën time që kodi telefonik të mos i ndahet Kosovës përmes Serbisë. Le të na tregoj Edita së paku një komunikim zyrtar mes ITU-së dhe Kosovës, nuk ekziston sepse nuk e njeh. Letrën që ia kam dërguar ITU-së nuk ia kam dërguar në emër të Kuvendit por në emër të opozitës”, ka thënë Dërguti.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë