Loading…

F**k Biden: Anarkistët majtistë i toleruan tërë vitin tani ju kthehen kundër demokratëve menjëherë – i thyen zyren qendrore në Portland

  • 21/01/2021 | 13:59

F**k Biden: Anarkistët majtistë i toleruan tërë vitin tani ju kthehen kundër demokratëve menjëherë – i thyen zyren qendrore në Portland

Të njëjtën ditë të inaugurimit të Presidentit Biden në Portland dhe Seattle, qytete amerikane ku e majta anarkiste, siç u këmbëngul nga demokratët amerikanë tërë vitin 2020 se po protestonin kundër racizmit, vazhduan edhe me 20 janar të protestonin. Këtë herë kundër vet Biden që edhe më parë e konsideronin si politikan të gardës së vjetër e shërbëtor të interesave të kapitalistëve, madje fashist siq e kanë shkruar në dritaren e zyres së thyer të partisë demokratike, transmeton Gazeta Metro.


Dje në Portland u thye zyra qendrore e partisë demokratike në shtetin e Oregon nga Antifa. Parulla e shkruar nga ta pas thyerjeve ishte ‘Fuck Biden’. Policia e Portland ka arrestuar disa të dyshuar që shihen ne xhirime të maskuar.


Gjatë kohë kishte ankesa se këta anarkistë të majtës ekstremë Antifa dhe organizata Black Lives Matter që gati tërë vitin ‘protestonin’ kundër ‘racizmit sistematik‘ në SHBA pas vdekjes së Georg Floyd në mbajtje të policisë në Minneapolis vitin e kaluar.

Republikanët dhe të moderuarit ankoheshin se kjo nuk po ju ngjante si protestë fare, por më shumë si vjedhje dhe plaçkitje, që kishte në shumicën e protestave të këtyre organizatave. Ata nuk pajtoheshin dhe me trajtimin e George Floyd nga policia por nuk pajtoheshin as me kërkesën e Antifa dhe BLM për shpërbërjen e policisë. Antifa dhe BLM dhe krahu i majtë brenda partisë demokratike amerikane i kishin dhënë shtysë kësaj kërkese edhe në legjislacione lokale dhe kishin tentuar që ta bëjnë edhe në nivelin federal amerikan.

Konservatorët kishin kërkuar reagim të menjëhershëm, në krye me presidentin Trump atëkohë, që i kishte tërhequr vërejtjen autoriteteve lokale se janë të vetëdijshëm se po i tolerojnë me qëllim, protestat më të dhunshme dhe më të rënda ishin në shtete e qytete të udhëhequra nga demokratët. Republikanët i akuzuan demokratët dhe mediat miqësore ndaj tyre se po i mbyllnin sytë dhe se po i keqpërdorin për zgjedhje. ‘Ç’financoni policinë’ ishte miratuar si slogan në zgjedhje nga ta. Pastaj u kthyen Biden dhe demokratët e thanë se kjo nuk do të thotë ‘shpërbërje e policisë, kur do të thotë pikërisht. Por u deshën ankesat e anëtarësisë demokrate që po ju digjeshin dhe po ju vidheshin dyqanet nga protestuesit të dilnin me një lloj distancimi nga këto taktika.

Kjo përveç dëmeve materiale, humbjet e mëdha të këtyre me ikjen e bizneseve nga këto qytete, shto edhe pandeminë ju kushtoi demokratëve në zgjedhje për Kongres, humbën 8 ulëse. Dhe të gjithë e dinin pse ndodhi, siç u dëgjua në xhirimet e publikuara nga e përditshmja The Washington Post të mbledhjes së kryesisë së demokratëve që e akuzuan Nancy Pelosi pikërisht për këtë mbështetje.

Pakënaqësia e të majtës doli në shesh menjëherë pas daljes në pah se emrat që Biden ka propozuar për kabinet nuk ishin aspak të krahut të tyre ideologjik brenda demokratëve. Mbetën jashtë Sanders dhe Warren prej socialistëve të mëdhenj.

Nancy Pelosi ju vandalizua shtëpia nga dikush që i kërkonte “të gjitha”.

Biden sot ishte sot cak i zemërimit të tyre. ‘Fuck Biden’ ishte parulla dje në Portland. Ai ishte cak i zemërimit të majtistëve edhe gjatë fillimit të fushatës kur konsiderohej ‘plak matuf’ dhe garda e vjetër e politikanëve, madje vet Kamala Harris e kishte akuzuar për racizëm indirekt.  Kishte edhe akuza për abuzim seksual për Joe Biden në verën e vitit 2020. Dy armë këto të zakonshme në lojën politike të të majtës sot.  As vet i dashuri i demokratëve Barack Obama nuk i kishte shpëtuar inatit të të majtës kur ishte ‘habitur’ t’i këshillonte ata të bënin kujdes me qëndrimet e tyre pasi po rrezikojnë votat në vit elektoral me politikat dhe qasjen e tyre.

Të gjitha u harruan kur u pa se Biden ishte i vetmi kandidat i tyre që mund të mblidhte një koalicion të gjerë brenda demokratëve. Kongresistja Alexandria Ocasio – Cortez, ylli i ri i socialistëve doli në fushatë për të, pasi kishte mbështetur socialistin Bernie Sandrs për zgjedhjet e brendshme të demokratëve. Ajo njihet për kërcënimet që ju bë kolegëve të partisë se do t’i zëvendësojnë me kandidatë ‘më të përshtatshëm’ për ‘kauzën’.

Dikur kryetari i komunës së Portland Ted Wheeler ju kishte bashkëngjitur protestuesve në protestë, e gjitha që kishte fituar Ted, ishin talljet e përbuzjet nga ta dhe zemërim nga konservatorët që e shihnin si dorëzim dhe lajka për ta nga frika e zgjedhjeve.

Wheeler i ka dënuar veprimet e tyre pastaj dhe ju lëshoi policinë e i përzuri nga sheshet kryesore. Dje u arrestuan nga polica shumë prej tyre, por qyteti progresiv i Portland në shtetin e Oregon i famshëm për liberalizmin është shndërruar në një qytet të botës së tretë.

6 janari dhe shpërthimi në tempullin e demokracisë amerikane nga protestues mbështetës të ish presidentit Trump, kthyen në kujtesë përsëri 9 muaj trazirash të toleruar që demokratët tani nuk mund t’i tolerojnë më pas akuzave për standarde të dyfishta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë