Flaka Krelani prej më shumë se një vit është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse është shkëputur nga muzika, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.
Bukuroshja nga Gjakova së fundmi ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet në poza provokuese duke vënë në pah fizikun.
Këto imazhe kanë marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Flaka përndryshe viteve të fundit ka qenë më pak aktive dhe më e angazhuar me prurje të reja.
E fundit e realizuar mbetet “Dit e Nat” e lansuar më 6 qershor të vitit 2020.