Loading…

Flamuri kuqezi gjithmonë në zemrat tona

  • 28/11/2016 | 10:52

Flamuri kuqezi gjithmonë në zemrat tona

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në Ditën e Flamurit Kombëtar ka thënë se flamuri kuqezi gjithmonë do të jetë në zemrat e shqiptarëve të Kosovës, pavarësisht se ata tani kanë edhe një flamur tjetër, atë të shtetit të Kosovës.

“Flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi. Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më parë”.

Thaçi ka përmendur disa nga emrat kyq të historisë dhe kombit shqiptar, duke thënë se ata janë frymëzimi ynë për të ndërtuar shtete të fuqishme.

“Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri”.

“Ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë