Loading…

Flasin analistët: Kush e meriton pozitën e përzgjedhësit të Kosovës?

  • 21/10/2021 | 11:01

Flasin analistët: Kush e meriton pozitën e përzgjedhësit të Kosovës?

Për momentin, Kombëtarja e Kosovës është pa trajner, pasi para dy javëve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi shkarkoi Bernard Challandes.

Shkarkimi erdhi pas rezultateve të dobëta, sidomos humbjes nga Gjeorgjia, që mesa duket ishte vendimtare për largimin e teknikut zviceran.

Që prej shkarkimit, mediat lokale kanë publikuar disa emra që FFK është në bisedime, por ende s’ka asgjë konkrete.

Lajmi.net, ka kontaktuar analistët e njohur, si Afrim Tovërlani, Gani Sejdiu dhe Tahir Lushtaku të cilët kanë dhënë mendimin e tyre se kush e meriton stolin e Kosovës.

Tovërlani fillimisht qartësoi deklaratën e para disa ditëve, ku u publikua se thoshte se është gati ta përfaqësojë Kosovës. Trajneri më i trofeshëm kosovar u shpreh se deklaratat janë duke u keqpërdorur nga disa portale.

“Po i keqpërdorin portalet deklaratat duke qitur tituj bombastik. Më kanë pyetur nëse a jam i gatshëm dhe normal që me këtë zanat merrna, unë nuk jam inxhinier i teknikës as pilot nuk jam”.

Tutje, ‘Toki’ theksoi se Besnik Hasi është trajneri që e meriton stolin e Kosovës, por nuk e di nëse do e pranojë, ngase është duke drejtuar skuadrën e Katarit, Al-Ahli.

“Sipas meje njeriu më i qëlluar dhe ka dy vite që e them është Besnik Hasi, por për momentin është i zënë edhe nuk e di a është i hapur që të vijë”, deklaroi Tovërlani për lajmi.net.

Ndërsa, ish trajneri i Drenicës, Gani Sejdu gjithashtu mendon se Besnik Hasi është i duhuri, mirëpo nuk ka mundësi ta pranojë postin.

“Ndikojnë shumë faktorë aty ngase disa trajnerët nuk e shohin Kosovën si Kombëtare që ja vlen për ta, e dyta shkaku i anës financiare. Normal prej zyrtarëve, Besnik Hasi kishte me qenë i duhuri shkaku që e njeh mentalitetin, ka bagazh të mirë dhe karrierë të mirë. Mirëpo, me siguri ai nuk ka mundësi”.

Tekniku mitrovicas shpjegoi se edhe Felix Magath do ishte një zgjedhje e saktë, ngase Kosovës i duhet dikush që vendos rregulla skripte.

“Magath kishte me qenë zgjidhje e duhur, duke llogaritur mentalitetin e tyre, disiplinën ngase na duhet dikush pak më i vjetër që ka autoritet dhe kanë rregulla skripte, këto janë rregulla që na duhen me doemos në Kombëtare edhe mendoj që kishte më qenë i drejtë”, nënvizoi Sejdiu.

Kurse, me dallim nga dy analistët e tjerë, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku mendon se Kosovës i duhet një trajner shqiptar që ka rreth 4-5 vjet përvojë pune dhe që ka drejtuar klube në gara evropiane, mirëpo nuk përmendi emra.

“Me pas një trajner tonin që e meriton, një trajner që i përshtatet Kombëtares sonë, me emër nuk kisha dashtë me cek, por një trajner me moshë jo si Challandes, trajner me perspektivë, që ka përvojë 4-5 vjeçare dhe që ka qenë pjesëmarrës në kupat e Evropës”, u shpreh shkurtimisht tekniku drenicas.

Ndërkohë, Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit ndaj Greqisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë (ende nuk është bërë zyrtare) do ta drejtojë Primoz Gliha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë