Loading…

Flasin avokatët e dy të dyshuarve për plagosjen e Vllasit

  • 13/03/2017 | 22:39

Flasin avokatët e dy të dyshuarve për plagosjen e Vllasit

Avokatët e dy personave të arrestuar sot lidhur me tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi, kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen e sotme ku mbeti i plagosur avokati i njohur kosovar, njëri ndër politikanët kryesor në vend në vitet 1980.


Avokati Emrush Kastrati, që mbron Murat Jasharin, personin që dyshohet se shtiu në Azem Vllasin tha se i mbrojturi i tij është intervistuar sot në hetuesi.

“Ai e ka pranuar që ka qenë dorasi, nuk e ka fshehur. Motivi i tij sipas arsyetimit të tij është për shkak të dëmeve nga vitet e 80 e këndej që ia ka shkaktuar rinisë me politikën e tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me profesionin e tij”, tha Kastrati.

Kastrati më tej tha se do të propozojë ekzaminim psikiatrik për të mbrojturin e tij.

“Bindja ime profesionale sa kam parë tek ai njeri është se ai ka probleme shëndetësore. Unë kam biseduar edhe me familjen e tij dhe ai vet gjatë marrjes në pyetje në hetuesi e ka konfirmuar se përdor medikamente për depresion e të ngjashme”, tha Kastrati.

Kastrati mohoi që gjatë intervistimit është përmendur një organizatë me emra të personave për t’u ekzekutuar, ashtu siç ishte raportuar sot gjatë tërë ditës nëpër portalet e vendit, shkruan Kallxo.com.

Kastrati nuk deshi të komentojë më tej por tha se hetimet do të zbardhin këtë rast ndërsa tha se nesër mund të mbahet seanca dëgjimore pasi që ndaj Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Për dallim nga Jashari, i arrestuari tjetër, Avni Llumnica nuk e ka pranuar gjatë marrjes në pyetje në polici se ka pasur ndonjë rol në ngjarjen e sotme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë