Loading…

Flasin familjarët e 34 vjeçarit që u plagos nga policia serbe në mal: E qëlluan me tre plumba

  • 30/10/2019 | 13:02

Flasin familjarët e 34 vjeçarit që u plagos nga policia serbe në mal: E qëlluan me tre plumba

Policia serbe ka qëlluar me kosovarin Milazim Muratin me tre plumba duke e lënë të plagosur rëndë në kufirin Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Në fshatin Shahiq të Kamenicës, zonë kjo kufitare me Serbinë, policia e Serbisë ka plagosur rëndë Milazim Muratin pasi ai kishte qenë duke prerë dru në mal, mal ky që nuk dihet se cilit shtet i takon.

Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë duke u qëlluar në tre vende në trup.

34 vjeçari është dërguar dje nga Kamenica me urgjencë për në QKUK në Prishtinë për t’iu nënshtruar operacioneve.

Për rastin janë njoftuar të gjitha autoritet kosovare, madje edhe mekanizmat ndërkombëtar.

“Në Stacioni policor në Kamenicë me 29 tetor 2019, është marr një informatë se në brezin kufitar mes fshatrave Shahiq, Republika e Kosovës , dhe Starabajë fshatë që ndodhet në territorin e Serbisë, kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima shqiptar shtetas i Kosovës dyshohet se derisa ishte duke prerë dru ishte gjuajtur me armë zjarri nga persona (sipas viktimës) të uniformuar. Viktima ishte transportuar për në Qendrën Spitalore në Gjilan, e më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë për shkak të gjendjes së rënduar. Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, si dhe janë njoftuar mekanizmat ndërlidhës ndërkombëtar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë