Loading…
Flasin familjarët: Visari punonte për idare, policia ta shikojë nëse kompania ka pasur leje për punë
  • 23/04/2019 | 09:25

Flasin familjarët: Visari punonte për idare, policia ta shikojë nëse kompania ka pasur leje për punë

I riu që humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, është Visar Behrami, 27 vjeçar nga Mitrovica, transmeton Gazeta Metro.


Për vdekjen e tij kanë folur të pikëlluar edhe familjarët e tij, ku kanë thënë se Visari ishte në punën e tij të përditshme për të siguruar një bukë goje për të dhe familjen e tij.

“Ka qenë në punën e tij përditshme të natyrshme për idare siç thotë populli, Allahu na e ka na e ka dhonë, Allahu edhe e ka marrë”, tha një nga familjarët e 27 vjeçarit, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu familjarët thonë se nuk e dinë nëse kompania që ka punuar Visari kishte leje për punë, ata thonë se këtë më së miri e dinë policia.

“Nuk e di sa kohë ka qenë i punësuar në këtë kompani, policia e dinë më mirë në lidhje me kompaninë se a ka pasur leje”, tha familjari.

Është bërë e ditur se prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë