Loading…

Flasin nga BQK, pas humbjes së rastit me Monego

  • 05/02/2020 | 13:25

Flasin nga BQK, pas humbjes së rastit me Monego

Aksionari i institucionit mikrofinanciar Monego, ka deklaruar se ai është akoma i hapur për dialog me rregullatorin në mënyrë që të rregullojë modelin aktual të biznesit dhe të punojë ngushtë me Bankën Qendrore për të rifilluar operimet, dhe ka kërkuar një takim me zyrtarët e BQK’së për të diskutuar planin por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që BQK, ka deklaruar se dy institucionet të cilave u është marrë licensa, Monego dhe IuteCredit, janë paralajmëruar për procedurat pas revokimit të licensës, duke iu dhënë rekomandime përmes raporteve të ekzaminimeve dhe poashtu janë specifikuar në vendimet përkatëse të BQK’së, shkruan Gazeta Metro.


Të pyetur nga Gazeta Metro në lidhje me procedurat që duhet ndjekur në rastin e revokimit të licensës, pasi që Monego deklarojnë se nuk kanë qenë të paralajmëruar për një veprim të tillë, nga BQK është thënë se të dyja institucionet mikrofinanciare janë njoftuar gjatë procesit përmes draft-raporteve, njoftimeve dhe vendimeve të BQK’së.

Këtë e ka konstatuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i BQK’së, Kushtrim Ahmeti, i cili tutje tha se kreditë e marra nga klientët tek çdo institucion financiar i licencuar, rregulluar dhe i mbikëqyrur nga BQK’ja duhet të kthehen.

“Konform rregulloreve të BQK-së, dy institucionet janë njoftuar gjatë procesit përmes draft-raporteve, njoftimeve si dhe vendimeve të BQK-së. Kreditë e marra nga klientët tek çdo institucion financiar i licencuar, rregulluar dhe i mbikëqyrur nga BQK-ja duhet të kthehen. Kjo, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet me kontratën në mes të kredimarrësit dhe kredidhënësit. Kushtet e kredise janë te percaktuara me kontratën e huammarjes dhe si e tillë duhet të respektohet. E njëjta vlen edhe në rastet kur një institucioni i revokohet licenca (regjistrimi)”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Metro.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit më 3 shkurt 2020 ka vendosur në favor të aksionarit të vetëm të Monegos, dhe ka urdhëruar Gjykatën Themelore të Prishtinës të rishikojë aplikimin e aksionarit të Monegos të paraqitur më herët. Ky aplikim përfshin kërkesën drejtuar gjykatës për të krijuar një masë të sigurisë për kompaninë Monego dhe 250 punonjësit e saj, gjë që do të ndalonte ekzekutimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, derisa çështja të shqyrtohet nga Gjykata. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë