Loading…

Flasin nga LDK’ja, tregojnë se cilat Ministri po i dëshiron ajo në koalicion me VV’në

  • 03/12/2019 | 19:22

Flasin nga LDK’ja, tregojnë se cilat Ministri po i dëshiron ajo në koalicion me VV’në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po munden që të arrijnë koalicion për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi nuk po bien dakord për ndarjen e posteve ministrore dhe pozitë e Presidentit dhe shumë pazare të tjera mes vete, shkruan Gazeta Metro.


Nga LDK dhe VV tani kanë filluar t’i ndajnë ministritë dhe mos të lëshojnë pe për to, madje dikush po kërkon ma shumë se tjetra parti duke mos i ndarë në mënyrë të barabartë.

Por, sot nga LDK ka folur Xhavit Rexhaj, i cili njihet se ekspert i arsimit duke treguar synimet që ka partia e tij si marrëveshje koalicioni me LVV.

Rexhaj po thotë se LDK po synon që të marrin Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,.

“Është orientim i yni që LDK ta ketë ministrinë e Arsimit. Programi që e kemi bërë gjatë fushatës është shumë real dhe shumë i realizueshëm..Po aq e rëndësishme se a e merr LDK arsimin, është që a do ta marrë arsimi trajtimin e duhur”, ka thënë Rexhaj në T7.

Kujtojmë se VV dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshje koalicioni pasi nuk po arrijnë të përfundojnë pazaret politike për ndarjen e posteve../gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë