Loading…

Flasin nga MPJ: Tregojnë pse i lejuan Vucicit vizitën në Ujman

  • 08/09/2018 | 12:29

Flasin nga MPJ: Tregojnë pse i lejuan Vucicit vizitën në Ujman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me agjendën e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë, brenda disa orëve.


Ai para mediave dje në mesditë tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar. Por siç ka thënë Pacolli, Vucic e ka bërë një plan tjetër ku thuhet se do ta vizitojë edhe Ujmanin, për të cilin s’i është dhënë leje.

“Vizita në Ujman e pakuptimtë, nuk e di për çfarë arsye do ta vizitojë në kohë të dialogut, atje s’ka banorë ska qendër urbanistike. Çdo vizitë duhet me pasë një arsye, duhet me pas një farë baze’, ka thënë Pacolli.

Por në mbrëmje, në një postim në Twitter dhe njoftim të MPJ-së, Pacolli kishte thënë se “Vuçiq është i mirëseardhur në Kosovë…”.

Shkak për këtë ndryshim vendimi ishte bërë një “sugjerim” i shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashjkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila lehtëson dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Jetlir Zyberaj nga AKR, njëherit shef i kabinetit të Pacollit dhe Këshilltar i lartë politik i tij në MPJ, i ka thënë Kp-së se qëndrimi edhe i partisë së tyre, është në vijë institucionale.

“Me sugjerimin e ndërmjetësueses së BE-së dhe aleatëve të tjerë të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar intenerari në përputhje me kërkesen zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai.

“Qëndrimi ynë si AKR është institucional dhe shtetëror. Ne jemi të interesuar për dialog dhe normalizim te marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Në kuadër të kësaj ne falënderojmë aleatet perëndimor për mbështetjen që i japin vendit tonë në procesin e konsolidimit dhe integrimit evropian”, ka shtuar Zyberaj.

I pyetur në lidhje me atë, nëse presidenti Hashim Thaçi duhet të vizitojë Luginën e Preshevës, pas vizitës së Vuçiq në Kosovë, Zyberaj ka thënë se këtë duhet ta bëjë jo vetëm Thaçi, por edhe kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj e ministri Behgjet Pacollit dhe udhëheqësit e tjerë institucional.

”Jo vetëm Thaçi, por edhe Haradinaj, Pacolli dhe të gjithë udhëheqësit institucional e kane për obligim kujdesin per qytetarët shqiptare te Luginës. Fatkeqësisht Kosova deri me sot ka dështuar qe te kujdeset për atë pjese”.

Vuçiq ishte paraparë të takohet me presidentin Thaçi dje në Bruksel, por kishte anuluar këtë takim dhe në vend të takimit të përbashkët presidentët u takuan veç e veç me Federica Mogherinin. Vuçiq pritet të arrijë në Kosovë në orën 14:00 dhe do të qëndrojë edhe nesër në vendin tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë