Loading…

Flasin nga Presidenca për situatën në veri: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës

  • 25/09/2021 | 15:40

Flasin nga Presidenca për situatën në veri: Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në komunat e veriut të Kosovës, duke thënë se Beogradi mban përgjegjësi për çdo përshkallëzim të situatës, shkruan Gazeta Metro.

Vela ka shkruar në Twitter, se për çdo përshkallëzim të situatës përgjegjësi të plotë mbanë Beogradi.

“Strategjia e Serbisë është që të rrisë tensionet çdo ditë, që të provokojë përgjigje nga institucionet e Kosovës. Grupet kriminale të Vuçiqit dhe strukturat ilegale dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve. Beogradi mbanë përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim të situatës”, shkruan Vela në Twitter.

Ndryshe, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori vendim për reciprocitet me targa me Serbinë, në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak tash e gjashtë ditë serbët lokal kanë vendosur barrikada në rrugë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ndërkaq, mbrëmë në ora 01:00 pas mesnate, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

“Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”, shkruan Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar në orët e para të ditës së sotme gjersa është njoftuar edhe prokurori i kujdestar dhe hetimet po vazhdojnë.

“Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq sot në ora 16:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media për gjendjen në veri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë