Loading…

Flasin nga VV: Tregojnë pse nuk e votuan rezolutën për mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK’së

  • 09/07/2020 | 21:05

Flasin nga VV: Tregojnë pse nuk e votuan rezolutën për mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK’së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga deputetja e AKR’së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, për unitet politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës të UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.


Kjo rezolutë, u përkrah nga të gjitha partitë politike, përveç grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Ndërkaq, Artan Abrashi nga kjo parti ka thënë që kanë insistuar që kjo rezolutë, të harmonizohet dhe të bashkërendohen edhe me grupin parlamentar të tyre.

“Kishte kategorikisht një mohim të iniciuesit që ta refuzojë kërkesën tonë për harmonizim. Në tekstin e asaj rezolute, që erdhi shpejt, nuk e dija se çfarë po votoj, kishte gabime”, ka thënë Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk na u lejua mundësia që të jemi pjesë e një deklarate të përbashkët të Kuvendit. Deklarata kishte probleme konceptuale dhe bazike”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë