Loading…

Flasin turistët: Shqipërinë na treguan si vend të rrezikshëm, këtu është më lirë se në Itali e Greqi

  • 19/08/2018 | 10:03

Flasin turistët: Shqipërinë na treguan si vend të rrezikshëm, këtu është më lirë se në Itali e Greqi

Nga Napoli në Vlorë për pushime dhe janë gati të ftojnë dhe miqtë e tyre të zgjedhin Shqipërinë. Këta të rinj italianë vendosën të sfidojnë imazhin që kishin në kokë për Shqipërinë e rrezikshme e kriminale. Janë të befasuar.


“Po, kemi pak ditë që po lëvizim kudo, dhe nuk kemi parë asnjë gjë të tillë, Këtu është shumë më mirë, si nga mikpritja, bujaria që ofroni ju”, thotë një napoletan.

“Kemi dëgjuar shumë gjëra; terrorizmi , na thonin mos shkoni atje. Por ja që është tërësisht e kundërta. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është si në Napoli dhe me siguri do të kthehem vitin tjetër”, shprehet turistja tjetër.

“Plazhet dhe deti janë të mrekullueshëm gjithçka në perfeksion le të themi. Po ashtu ushqimi: si mish edhe peshk. Është çdo gjë bio, dhe çmimet janë vërtetë shumë të lira”, thotë një tjetër.

Të pushosh në Shqipëri është edhe më lirë se Greqia fqinje, thonë ata. “Nëse krahasojmë për një darkë me katër persona me peshk, në greqi do paguanim tre fishin e asaj që kemi paguar këtu në Vlorë. Ndërkohë që edhe sot do të ftojmë miqtë tanë nga Napoli që të vinë për pushime në Vlorë”, thotë turisti.

Në Shqipëri kanë gjetur shumë mundësi zgjedhjeje dhe gjithçka e bën të lehtë fakti se për ta vendi ynë është ekonomikisht konkurrues me të tjerët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë