Loading…

Flet agjenti i Ozil: Konfirmon largimin e tij nga Arsenali

  • 13/01/2021 | 09:54

Flet agjenti i Ozil: Konfirmon largimin e tij nga Arsenali

Agjenti i Mesut Ozilit, Erkut Sogut ka konfirmuar se klienti i tij është afër të largohet nga Arsenali këtë muaj dhe se Fenerbahce do jetë destinacioni i vetëm nëse zgjedh Turqinë.


32-vjeçari fiton 350 mijë euro në javë, derisa kontrata i skadon në fund të sezonit dhe do largohet vetëm nëse i paguhet e gjithë paga.

Fenerbahce dhe DC United janë duke provuar të arrijnë marrëveshje me gjermanin, derisa agjenti i lojtarit ka konfirmuar largimin e mundshëm nga “Topçinjtë”.

“Ka mbetur kohë e shkurtër në kontratën e Mesut Ozilit. Në verë kontrata skadon. Këtë moment, Mesut mund të bisedojë me cilin klub që do”.

“Rregullat lejojnë të bisedosh me klube kur je në gjashtë muajt e fundit të kontratës. Jemi duke biseduar këtë moment”.

“Është i lirë. Jemi duke bërë këtë gjë dhe Arsenali është në dijeni sigurisht. Janë dy alternativa. Njëra është të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe të largohet pastaj, ose të arrijë marrëveshje që të largohet në janar”.

“Nëse është fjala për Turqi, ai do luajë vetëm për Fenerbahce. Mesut gjithmonë ka thënë: ‘Një ditë do luaj në Fenerbahce’”, deklaroi ai.

Negociatat thuhet se janë afër dhe kjo marrëveshje mund të arrihet brenda muajit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë