Loading…

Flet Arsene Wenger, tregon se a do të bëhet trajner i Kosovës

  • 23/02/2021 | 13:13

Flet Arsene Wenger, tregon se a do të bëhet trajner i Kosovës

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth një takimi mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajnerit legjendar, Arsene Wenger.


Mediat lokale pas një foto të publikuar së bashku në Doha të Katarit, shkruanin se Ademi ka biseduar me ish-trajnerin e Arsenalit për ta ulur atë në stolin e Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar ekskluzivisht me trajnerin francez duke e pyetur se a ka pasur diçka konkrete nga ky takim.

Megjithatë, Wenger i ka mohuar të gjitha spekulimet.

“Jo më fal. Ne jemi takuar vetëm miqësisht”, ka thënë për IndeksOnline trajneri legjendar francez, Arsene Wenger.

71-vjeçari së fundi ishte trajner i Arsenalit, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë