Loading…

Flet bariu që gjeti pa shenja jete biznesmenin shqiptar: Vinte erë e keqe, korbat vinin rrotull

  • 09/11/2021 | 09:01

Flet bariu që gjeti pa shenja jete biznesmenin shqiptar: Vinte erë e keqe, korbat vinin rrotull

Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Ai shprehet për Tv Klan, se korbat kishin nisur të vinin rrotull.


Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri, shkruan ABCnews albania.

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë  hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë