Loading…

Flet Begolli para ndeshjes së barazhit: Do të tentojmë gjithçka ta rikthejmë Lirinë në Superligë

  • 19/05/2022 | 17:13

Flet Begolli para ndeshjes së barazhit: Do të tentojmë gjithçka ta rikthejmë Lirinë në Superligë

Dueli i shumëpritur ndërmjet Lirisë së Prizrenit dhe Vushtrrisë po afron. Në një prononcim për Gazeta Metro trajneri i Lirisë, Granit Begolli ka thënë se së bashku me futbollistët janë jashtëzakonisht të motivuar të arrijnë diçka të madhe këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.


Me fillim nga ora 15:00 të shtunë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë do të takohen dy ekipet të cilat në Ligën e Parë në grupet A dhe B përfunduan në pozitën e dytë dhe do të kërkojnë kualifikimin për në fazën tjetër të barazhit.

Para kësaj ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat, ku fituesi do të përballet me njërën nga ekipet e Superligës që mbetet në barazh për Metron ka folur trajneri i prizrenasve, Granit Begolli i cili tha se do të japin gjithçka për të kthyer Lirinë përsëri në elitën e futbollit kosovar.

”Atmosfera është fantastike dhe djemtë janë jashtëzakonisht të motivuar për me arrit diçka të madhe këtë sezon. Nga janari kur kemi filluar përgatitjet, ekipi ka pasur veç një qëllim për me arrit objektivin vendin e dytë, tashmë sigurisht që do të tentojmë gjithçka për me arrit me e kthy Lirinë në Superligë,” tha Begolli.

Ai pati edhe fjalë të mira për ekipin kundërshtar, për të cilët tha: ”Besoj që gjasat i kem 50 me 50, të dy skuadrat kanë zhvilluar një sezon fantastik, unë mendoj që kemi përballë një kundërshtar mjaftë të fortë ku shumica e futbollistëve janë po ata të cilët kanë fituar titullin kampion me Vushtrrinë.”

Ish-futbollisti më tutje tha se kanë për qëllim të luajnë në barazhin e dytë me ndonjë prej skuadrave të Superligës pasi që edhe motivi i tyre nuk mungon për këtë sfidë.

”Besoj që kemi një grup të motivuar për me arrit diçka të madhe këtë sezon, nuk shoh përparësi, në ndeshje barazhi motivi nuk mungon, qëllimi është të kalojmë tutje të luajmë në barazhin e dytë,” potencoi Begolli.

Në fund ai ju premtoi edhe ‘Arpagjikëve’ se do të mundohen të japin më të mirën nga vetja e tyre dhe se në fund të arrin t’i bëjnë krenar ata.

”Ju premtoj që ekipi jonë do të jep 100% për ta kthyer Lirinë aty ku e ka vendin. Futbollistët kanë treguar një karakter të fortë këtë sezon dhe janë të motivuar që ta përmbyllin me sukses këtë vit. Për ne kanë shumë rëndësi tifozët ku kemi pasur një përkrahje gjatë gjithë kampionatit besoj që edhe këtë ndeshje do t’i bëjmë krenarë,” përfundoi Granit Begolli.

Kujtojmë që Liria këtë edicion në Ligën e Parë kishte qenë edhe një ndër surprizat më të bukura sepse në fillim kishte pasur rezultate shumë të dobëta por pas emërimit edhe si trajner të Granit Begollit kishte arritur në fund të siguronte pozitën e dytë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë