Loading…

Flet Fadil Beka: Tregon se për çfarë po dyshohet nga Gjykata Speciale

  • 15/10/2019 | 11:36

Flet Fadil Beka: Tregon se për çfarë po dyshohet nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Fadil Beka i cili kishte ushtruar profesionin e mjekut gjatë kohës së luftës për t’i shërbyer UÇK’së, ka dhënë detaje që lidhen me ftesen nga kjo gjykatë, transmeton Gazeta Metro.


Bekai cili kishte kontribuar si mjek i UÇK’së në Zonën Operative të Drenicës ka dhënë detaje për Klan Kosova, në lidhje me ftesën që iu është bërë nga Gjykata Speciale.

Ai deklaroi se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ku gjatë fundit të këtij muaji do të intervistohet.

“Po e kam marrë një ftesë nga një hetues i cili më ka telefonuar dhe më ka treguar se ka një ftesë për mua nga Gjykata Speciale. Jemi takuar dhe ma ka dhënë ftesën. Në fund të muajit e kam intervistimin. Kam kërkuar që intervista të bëhet mundësisht në Prishtinë, nëse jo do të shkoj edhe atje për t’u paraqitur”- tha Fadil Beka.

Beka ishte edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë