Familja Sadiku nga Mitrovica, ka folur për mediat lidhur me vrasjen e djalit të tyre sot në mëngjes.
Babai i Valon Sadikut nga lagja Bajr, i vrarë sot, Abedini, i ka thënë Gazetës Express, se i njohin të dyshuarit që ia vranë djalin.
Sipas tij, djalin ia qëlloi nxënësi Valdrin Beqiri nga Bajgora, bashkë me një të afërm të tij.
Ai thotë se motivet nuk i di saktësisht, por mund të kenë të bëjnë me një konflikt të nisur në mes dy grupeve.
“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, tha Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” nxënësi i së cilës dyshohet se e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.
Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar. Gazeta Express merr vesh se pikërisht Valdrin Beqiri është kapur nga Polciia.
Vrasja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në rrugën “UÇK” në Mitorvicë. Aty ndodhen 5 shkolla, ndër to edhe gjimnazi “Frang Bardhi”, nxënës i së cilës ishte i dyshuari. I vrari është qëlluar me katër plumba pranë kazermës së FSK-së.
Viktima, 22-vjeçari Valon Sadiku ishte student në Fakultetin e Informatikës.