Loading…

Flet Fjolla Morina pas raportimeve se u nda nga burri dhe abortoi

  • 12/05/2021 | 15:14

Flet Fjolla Morina pas raportimeve se u nda nga burri dhe abortoi

Që nga llimi i karrierës së saj muzikore, Fjolla Morina veten e ka paraqitur te publiku si një femër me karakter të fortë, të pathyer dhe një femër ‘BOSS’.


Projektet e saj muzikore me klipe e tekste eksplicite, e kanë dalluar këngëtaren nga koleget e saj, me disa prej të cilave kishte edhe mosmarrëveshje, siç ishte rasti me Tunën dhe Danën, të cilave u bëri ‘diss’ te kënga e saj ‘Queen’.

Krahas muzikës, në titujt e rubrikës rozë emri i këngëtares është lakuar edhe për jetën e saj private.

Ndarja nga bashkëshorti i parë, me të cilin ka një vajzë, ishte pikënisja e interesimit medial për Fjollën.

Po ashtu, lidhja e saj e dështuar nga ku ka një vajzë tjetër, e më pas skandalet e rrahjet me ish të dashurin e saj, kanë bërë që Fjolla të mos ‘rehatohet’. Por, kur mendoi se i qeshi fati në lidhjen e re me Fisnik Sylën, biznesmenin 12 vjet më të ri se ajo në moshë, Fjollës i ndodhi e papritura.

Ajo u arrestua në kurin Kosovë-Shqipëri, për armë mbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burgim. Por, Fjolla është arratisur, duke bërë që për të lëshohet edhe një arrest ndërkombëtar

Kjo gjë bëri që këngëtarja për një kohë të ‘zhduket’ edhe nga Instagrami, duke u rikthyer sërish.

Mirëpo, të rejat e saj nuk ndalojnë me kaq.

Burime të sigurta të Syri.net Kosovës, bëjnë me dije që martesa që Fjolla ka pasur në Maldive me Fisnikun, ka dështuar.

Pra, sipas burimeve të Syri.net Kosovës, Fjolla dhe Fisniku janë ndarë, ani pse në rrjetet sociale të tyre vazhdojnë të figurojnë videot e foto nga dasma superluksoze në këtë ishull. Duke mos mjaftuar me kaq, bëhet e ditur që Fjolla ka abortuar fëmijën, duke qenë se tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe.

Këngëtarja ka folur për Express dhe ka mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar.

Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri.

Tutje, kërkoi që mediat të mos merren me të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë