Loading…

Flet gjyshja e 14 vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës: Kishte dy javë që i shkruante…

  • 07/11/2021 | 11:35

Flet gjyshja e 14 vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollës: Kishte dy javë që i shkruante…

Syri Tv dhe Syri.net kanë siguruar dëshminë e gjyshes së nxënëses 14-vjeçare e cila është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve në telefon nga drejtori i shkollës në fshatin Stropckë.


Gjyshja rrëfen se vajza kishte vënë në dijeni edhe kujdestaren e klasës lidhur me mesazhet.

“Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj. Prindërit i ka në Greqi, ne kujdesemi për të. Shkuam  Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babain e asaj. Dje na thirrën edhe djalin. Ne nuk dalim dot përjashta për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3-4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka dy vite se ishte në Tiranë”, tregon gjyshja.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë