Loading…

Flet gruaja e Ademit: Mbrëmë ai luajti shfaqjen e fundit, bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij

  • 15/09/2020 | 18:58

Flet gruaja e Ademit: Mbrëmë ai luajti shfaqjen e fundit, bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij

Ademi Mikullovci u varros sot në Prishtinë, ku iu dha lamtumira e tij e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Për vdekjen e tij nuk ka mundur se si mos të flas edhe bashkëshortja e tij, e cila tha se Ademi vdiq në duart e saja, pasi lujti të fundit shfaqje për të.

“Ka qenë sëmurë vitin e kaluar, por këtë vit ka qenë shumë mirë. Fjalët e fundit ai nuk pati kohë me i thënë, sepse aorta abdominale e bëri të veten dhe kanë qenë dy minuta në pyetje, por para asaj, ai e luajti një shfaqje të tekstit të tij për film. E luajti para meje, fqinjës sime, aq me emocione dhe kur u krye, i thash Adem ti e luajte një shfaqje, na dhe një përjetim shumë emocional. Aktori e ndien, i ka ardhur momenti. Ai ka jetuar me teatër me film, aq ishte jeta e tij. Kanë bërë të pamundurën gjithë stafi mjekësor, ambulancat, familjet, por aq ishte… Bash hiq s’e kam pritur vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar. Isha vetëm me të në shtëpi, përnjëherë më ka thënë: Unë s’jam mirë, thirrma ambulancën!” Unë i thash që ke qenë shumë herë sëmurë, mirë je, do të shërohesh, dhe unë e kam kapur dhe e kam mbështetur për kanape. Në ato momente, e pashë që ai nuk është mirë, ia dhashë ndihmën e parë, edhe u fik, u fik, ra perdja përgjithmonë”, tha ajo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë