Pas polemikave të ashpra në debatin e sotëm në Pressing, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht, transmeton Gazeta Metro.
Abazi ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij.
“Mas emisionin, në dalje e sipër dardani me atë rojën e tij, ose përcjellësin, kanë ardhë edhe janë përballë, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfundu me një situatë të pakëndshme”. Ka thënë Abazi.
“Unë kam qenë në dalje tu ecë jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Kanë ardhë nga mrapa. Me zë kërcënues, mi kanë kap duart, njëri ma ka vënë dorën në qafë ”, ka thënë Abazi.
Ndërsa Molliqaj end nuk është prononcuar rreth pretendimeve të Abazit.
Vlen të theksohet se pas një debati të ashpër në televizionin T7, mes Dardan Molliqaj nga PSD’ja dhe Haki Abazit nga VV’ja, ka eskaluar situata duke kaluar në dhunë fizike./gazetametro.net