Loading…

Flet i dashuri i 19 vjeçares shqiptare që u hodh nga kati i 8’të

  • 07/07/2017 | 14:02

Flet i dashuri i 19 vjeçares shqiptare që u hodh nga kati i 8’të
Ilustrim

Vajza 19 vjeçare që u hodh nga kati i tetë i një pallati në Fier, ishte e vetme në banesë dhe në gjendje të rëndë psikologjike. Burime policore thonë se nga marrja në pyetje e bashkëjetuesit të 19 vjeçares Safete Bega, ky i fundit ka treguar se vajza kishte qenë e shqetësuar dhe se në momentin e vetëvrajses së saj, ai nuk ka qenë në banesë.


19 vjeçarja Safete Bega nga Perondia e Beratit duket se është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku bashkëjetonte prej dy vjetësh e gjysmë me qira me një 33 vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa motivet e sakta do të zbardhen nga hetimet e mëtejshme të policisë. Paraprakisht nga rrëfimi i 33 vjecarit Artur Çala, nga Topoja e Fierit që bashkëjetonte me Safeten, e dashura e tij ndodhej në një gjendje të vështirë psikologjike, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë e mundonte 19 vjeçaren. Burime policore kanë ruajtur konfidencialitetin e rrëfimit, për të verifikuar pistat e ngritur.

Burime nga policia thonë se çifti ka qenë  problematik dhe me precedent penale pçr vjedhje, kryesisht të bizhuterive në dyqane të ndryshme. Policia është duke punuar për gjetjen e motivit të hedhjes nga pallati të vajzës, ndërsa nuk është mbyllur pista e shtyrjes së saj nga persona të tjerë. Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja pohojnë se pothuajse nuk e njihnin fare çiftin që jetonte në katin e tetë.

Hetimet e e mëtejshme të policisë do të verifikojnë versionin e e 33 vjeçarit Çala duke hedhur dritë po ashtu edhe mbi motivin e vërtetë që e shtyu vajzën e re të ndërmarrë një akt të tilla tragjik. /OraNews

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë