Loading…

Flet Ibrahim Kelmendi: Zbulon se kush ia vrau vëllanë Qerim Kelmendi me kallashnikovë e pastaj ia dogjën trupin

  • 27/02/2020 | 12:25

Flet Ibrahim Kelmendi: Zbulon se kush ia vrau vëllanë Qerim Kelmendi me kallashnikovë e pastaj ia dogjën trupin

Ibrahim Kelmendi ka folur për herë të parë pas vrasjes së vëllait të tij, i cili momentalisht është duke jetuar jashtë Kosovës dyshon se Qerimi mund të jetë vrarë nga profesionistë të BIA-s serbe.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, në orët e para të ditës së sotme u gjet nga policia i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës.

Deri më tani organet e rendit, nuk kanë bërë publike dyshimet e para. Për Kelmendin, u tha se mund të ketë qenë i ftuar apo dëshmitarë në Gjykatën Speciale, mirëpo, që këtë informacion e kanë mohuar në familjen e tij.

Ish- udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, në një bisedë për Gazetën Express thotë se vëllai i tij i ndjerë deri sot nuk ka marrë asnjë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale. Ai thotë se me Qerimin kishte komunikuar çdo ditë, e se ai nuk e kishte shfaqur ndonjë shqetësim, përveç atyre për të cilat thotë se ka shkruar edhe publikisht, e që ishin vrasjet politike.

“Deri sot nuk ka marrë asnjë lloj ftese nga strukturat e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale. Për herë të fundit jemi pa para katër vitesh, meqë unë jam larg Kosove. Por përmes FCB kemi komunikuar përditë. Hera e fundit ishte pardje. Nuk ka shfaqur asnjë shqetësim ekstra, pos atyre që i ka shfaq në FCB, gjatë debatit për “vrasjet politike”, shton ai.

Kelmendi i ka thënë Gazetës Express se dyshon që prapa vrasjes së vëllait të tij qëndrojnë vrasës mercenarë, apo profesionistë të BIA-s serbe, që thotë se këtë e kanë bërë për të ndezur edhe më shumë armiqësimin mes krahut të luftës dhe atij të paqes.

“Dyshoj në vrasës mercenarë apo profesionistë të BIA-s së Serbisë, e cila duhet të ketë shfrytëzua rastin e debatit dhe grindjeve për “vrasjet politike”, për ta ndez edhe më shumë armiqësimin mes “krahëve” të luftë dhe pacifist.

Sa herë që nxiten grindje e debate, BIA shfrytëzon rastin të bëjë vrasje, për ta armiqësuar sa më shumë ambientin mes shqiptarëve”, deklaron Kelmendi.

Policia e Kosovës ndërkaq përmes një komunikate nisur për media ka njoftuar se vetura në të cilën dyshohet se ishte Qerim Kelmendi është gjetur e djegur e tëra.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Qerim Kelmendi ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevc idhe vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Për vrasjen e tij kanë reaguar presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtar të tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë