Loading…

Flet Kika pas akuzave të Qendrim Pllana për dhunë seksuale dhe fizike

  • 05/02/2021 | 19:31

Flet Kika pas akuzave të Qendrim Pllana për dhunë seksuale dhe fizike

Kreshnik Hysaj i njohur si Kika i është kundërpërgjigjur akuzave të 25-vjeçarit, Qendrim Pllana për rrahje e tentim-dhunim.


Qëndrim Pllana, që është bërë i njohur nga reality show “Its my love” ka zgjedhur që heshtjen e tij ta thyejë duke folur për një rast që pretendon se i ka ndodhur. Ai është shfaqur në redaksinë e T7 në gjendje të rënduar.

Protagonisti që shkoi ta gjejë fatin në një emision, aty nuk e ka gjetur atë për të cilën shkoi, por është përballur me keqtrajtime të ndryshme.

Vizita në Shqipëri që 25-vjeçarit i doli më ndryshe se që e kishte menduar i solli edhe disa probleme shëndetësore. Këto pretendon se i ka marrë nga lëndimet që ia kanë bërë protagonistët e programit.

Në këtë rrëm, ai akuzon Kreshnik Hysajn, i njohur si Kika, për tentim dhunimi seksual dhe dhunë fizike të ushtruar ndaj tij.

Lidhur me këto pretendime të Pllanës, Kika tha se ai në autostradë është lënë me vet dëshirën e tij.

“Është e vërtetë që ai ka qenë konkurrent i ‘It’s my love’, për arsye se në momentin që del jashtë rregullores së ‘It’s my Love’, nuk është pjesë e ‘It’s my love’. Ne nuk kemi dhunuar asnjë person. Kjo bie poshtë. Për që e kemi lënë në mes të Autostradës ne e kemi lënë me dëshirën e konkurrentit. Është ftuar dy tri herë nga unë hajde nisemi, hajde nisemi. Ai më ka thënë jo nuk hyp në makinën e ‘It’s my love’ dhe ne momentin që nuk hyp në makinë delnga çdo kompetence e ‘It’s my love’”, ka thënë Kika për T7.

Arsyeja e konikti sipas Kikës është një xhirim që Pllana u kishte bërë vajzave gjatë kohës kur ato ishin fjetur. “Ai ka xhiruar vajzat duke fjetur dhe në kuadër të kësaj ai ka bërë shantazh të ekipa që unë kam xhirimet e vajzave duke fjetur dhe që sipas tij ka pasur marrëdhënie midis njerëzve aty. Këto janë akuza të pabaza. Më tutje Kika deklaroi se rasti ndaj Pllanës është denoncuar edhe në Policinë e
Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë