Loading…

Flet kryeministri: Në bisedime do të ftohet edhe opozita

  • 24/01/2017 | 23:50

Flet kryeministri: Në bisedime do të ftohet edhe opozita

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur në Interaktiv të KTV’së pas takimit në Bruksel


Ai ka sqaruar se janë marrë vesh që dialogu të përshpejtohet, duke shtuar se nuk janë në gjendje që të vazhdohet deri në pandërprerje.

“U morëm vesh që çështja e bisedimeve të përshpejtohet.  Nuk jemi në gjendje që ta vazhdojmë dialogun deri në pandërprerje”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Tutje Mustafa ka bërë me dije që do të rishikohet qasja në dialogun me Serbinë, e sipas tij, aty mund të përfshihen edhe opozita e shoqëria civile.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë që të përfshihen edhe opozita apo shoqëria civile. Çështjet që diskutohen në Bruksel, nuk janë çështje që prekun vetëm institucionet por çdokënd që përfaqëson interesat e qytetarëve”, ka thënë ai.

I pyetur për çështjen e murit në veri të Mitrovicës, i pari i ekzekutivit kosovar është shprehur i bindur se muri do të rrëzohet.

“Sa i përket murit, e kemi bërë të qartë që po se nuk rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar, ai do të rrënohet nga institucionet e Kosovës”, ka përfunduar Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë