Loading…

Haziri: S’do jemi patericë e kësaj qeverie

  • 28/03/2018 | 21:01

Haziri: S’do jemi patericë e kësaj qeverie

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë për zhvillimet e fundit në vend dhe largimin e Listës Serbe nga Qeveria.


Ai ka thënë se Kosovën e presin ditë të vështira. Haziri ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të jetë në opozitë.

“Ne nuk do te jemi patericë e kësaj Qeverie. LDK do të vazhdojë të jetë në opozitë dhe ne nuk do t’i shërbejmë vendit në këtë mënyre. LDK do të hyjë në qeveri vetëm përmes votës”, ka thënë Haziri në emisionin Pressing në T7.

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Haziri ka treguar se deri më tash nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti.

“Ne nuk jemi takuar me asnjë parti politike. E as më kryeministrin Haradinaj”, ka treguar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë