Loading…

Flet modeli i njohur: Këngëtarja e famshme më ngacmoi seksualisht

  • 13/08/2019 | 13:34

Flet modeli i njohur: Këngëtarja e famshme më ngacmoi seksualisht

Këngëtarja e njohur Katy Perry është akuzuar për ngacmim seksual nga një model mashkull.


Josh, 38 vjeç, i cili ka punuar me Katy-n për videoklipin Teenage Dream në vitin 2010, hyri në Instagram të dielën për të akuzuar këngëtaren se e ka ngacmuar seksualisht.

Sipas modelit, këngëtarja ia ka ulur pantallonat duke treguar organin e tij gjenital në mesin e një grupi miqsh në një festë ditëlindjeje.

Incidenti ndodhi shumë kohë pasi ata filmuan videoklipin në shtëpinë e dizajnuesit Johnny Wujek, pasi Katy ishte ndarë nga bashkëshorti Russell Brand, në 2012-n.

“Po e them këtë tani sepse kultura jonë po provon se meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por femrat e fuqishme janë po aq të shpifura”, shkroi Josh në Instagram.

“Mu desh shumë kohë të pranoj që dikush më dhunoi në këtë mënyrë dhe nuk e lajmërova policinë në atë moment”, vijoi ai.
Ai pranoi se në fillim kur e njohu këngëtaren, ajo ishte shumë e sjellshme dhe e këndshme.

Ndërsa Katy, pasi xhiroi videon me të në 2010-n, tha se të puthte dikë në klip ishte traumatizuese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë