Loading…

Flet Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë se a janë për shkëmbim territoresh mes vete

  • 18/02/2020 | 21:16

Flet Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë se a janë për shkëmbim territoresh mes vete

I dërguari special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, madje edhe atë të shkëmbimit të territoreve, shkruan Gazeta Metro.


Palmer duke folur për ‘EUobserve’, ka thënë se u takon palëve, pra Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, kurse ka refuzuar të përgjigjet se qëndrimi i SHBA’së është në kundërshtim me atë të Gjermanisë

Palmer ka thënë se mbështesin palën kosovare dhe serbe të gjejnë mënyrë e duhur të rikthehen bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

“Do të donim të shihnim njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit [negociator]”, tha poashtu ai.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim territoresh është pjesa e Veriut t’i jepet Serbisë, kurse Kosova të merr Luginën e Preshevën, apo siç njihet ndryshe Kosova Lindore..//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë