Loading…

Flet personi që e shpëtoi djalin brenda banesës që po digjej në Ulpianë

  • 18/10/2019 | 11:51

Flet personi që e shpëtoi djalin brenda banesës që po digjej në Ulpianë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen ‘Ulpiana’në Prishtinë ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 11 person, shkruan Gazeta Metro.


Një person ka marrë djegie të rënda nga zjarri që shpërtheu sot në një banesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Dëshmitari Diamant Jusaj, i cili e shpëtoi personin që kishte marrë djegie të rënda, tregon për ngjarjen.

Ai thotë se e ka thyer derën e banesës dhe ka hyrë brenda për t’i dhënë ndihmën.

“Na lajmëroi një grua prej katit të katërt, kam tentuar të shkoj dhe t’i ndihmoj, e kam thyer derën e banesës. Personi vetëdije ka pasë, e kem qetësuar, frymëmarrjen e ka pasë në rregull. Dera e banesës ka qenë e plastikës dhe tymi ka dalë lart. Personi ka qenë i lënduar, ka qenë i djegur”, tha Jusaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë