Loading…

Flet personi që iki nga Kosova për presidentin Thaçi: Pa çlirimtarët nuk po vjen pranvera e as nuk po çelin lulet

  • 20/04/2021 | 17:36

Flet personi që iki nga Kosova për presidentin Thaçi: Pa çlirimtarët nuk po vjen pranvera e as nuk po çelin lulet

Nuredin Drenica i cili deklaroi sot gjatë ditës se do të largohet nga Kosova për shkak se e sheh vendin të përçarë dhe pa çlirimtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai madje tha sot në T7 se edhe pranvera është vonuar dhe lulet nuk po qelin pa çlirimtarët, shkruan Gazeta Metro.


Drenica ka thënë se aktualisht gjendet në Malmo të Suedisë dhe se nuk e ka ndërmend që të kthehet në Kosovë, deri në kthimin e çlirimtarëve.

“Momentalisht jam në qytetin e Malos të Suedisë. E kam thënë dhe nuk tërhiqem prapa. Unë e parashoh që Kosova është aty dhe e kam thënë sepse edhe pranvera është vonuar shumë dhe lulet nuk po qelin pa çlirimtarët tanë. Të qëndrojnë në Hagë, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati e Haradinaj në Hagë është një gjë që unë mendoj që është montim. Kjo për mu është më shumë se tmerr”, ka thënë ai.

Tutje Drenica tha se me veti në Suedi e ka marr edhe dheun e Kosovës.

“E kam marr baltën e Kosovës me veti. Nuk e kam vërejtur. Njerëzit më shikon in. Por pa problem e kam marr baltën e vendit tim në Suedi. Unë nuk do të kthehem në Kosovë pa presidentin Thaçi, pa Kadri Veselin dhe pa të tjerët”, ka deklaruar ai.

Më tutje ai tha se edhe më parë ka jetuar në Suedi, por që sipas tij për shkak të disa atentateve që i janë bërë në këtë shtet, ai e kishte zgjedhur Kosovën për të jetuar.

“Unë kam qenë edhe më parë në Suedi. Familjen e kam këtu. Unë kam pasur atentate të ndryshme në Suedi. E kam pasur një të tmerrshëm dhe e kam ndi veten të rrezikuar që të jetojë këtu,. Jam kthyer në Kosovë por nuk më doli mirë. Edhe pranvera u vonua e lulet nuk po çelin. Pa presidentin Thaçi nuk ka pranverë”, ka thënë Drenica. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë