Loading…

Flet personi që pa vdekjen me sy: Traktori im e ndali kamionin, po shkonte drejt lokaleve ku po pinin kafe dhjetëra njerëz

  • 07/03/2019 | 17:52

Flet personi që pa vdekjen me sy: Traktori im e ndali kamionin, po shkonte drejt lokaleve ku po pinin kafe dhjetëra njerëz

Njëri prej të lënduarve nga aksidenti i tmerrshëm në Gjilan, ka rrëfyer gjithë ngjarjen, transmeton Gazeta Metro.


Ai i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për televizionin T7 ka treguar se e kishte parë kamionin me shpejtësi të madhe që kishte humbur drejtimin dhe po shkonte drejt tij.

Sipas tij kamioni që ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, dhe se nuk i ka dhënë hapësirë të mendoj për të ikur.

Personi i lënduar është pronari i traktorit që shihet në fotografitë e aksidentit. Sipas tij ka qenë pikërisht traktori i tij i cili e ka ndalë kamionin, në të kundërtën ai do të shkonte drejt lokaleve ku shumë njerëz ishin duke pirë kafe.

“Sot kam lind për së dyti. As dy sekonda skam pas kohë me mëndu kah me shku, a me shku në të majt, a në të djatht. Mos me u pas kanë traktori jem, kishte me shku kamioni drejt e tek njerëzit që ishin duke pi kafe,  qata njerëz që janë kanë në kafe kanë shpëtu shkaku i traktorit tem”, ka thënë ai, shkruan Express.

Nga asksidenti i tmerrshëm në Gjilan deri tani ka mbetur i vdekur një person, tre të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë dhe janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Drejtuesi i kamionit që ka shkaktuar aksidentin është ndaluar nga Policia e Kosovës. Dyshohet se për shkak të problemeve teknike, kamioni ka hubmur drejtimin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë