Loading…

Flet prokurori i rastit për rrahjen e të moshuarës në Pejë: Këto janë dy vajzat e arrestuara

  • 02/11/2022 | 17:13

Flet prokurori i rastit për rrahjen e të moshuarës në Pejë: Këto janë dy vajzat e arrestuara

Është deklaruar për media, Dorjan Juniku, njëri nga dy prokurorët e rastit për rrahjen të moshuarës në Pejë. Prokurori tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara me inicialet A.P., dhe A.R.


Prokurori Juniku tha se ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.

“Pas pranimit të informacionit të parë lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, nga kryeprokurori i zyrës Agim Kurmehaj, jemi angazhuar dy prokurorë, ashtu që pas marrjes së autorizimeve kemi vazhduar me të gjitha veprimet ligjore ashtu që në mënyrë shumë të shpejtë bashkë me policinë kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat me inicialet A.P. dhe A.R., nën dyshimet që kanë kryer veprën penale të sulmit dhe dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të sulmit”, tha ai para mediave, shkruan Gazeta Express.

I pyetur se a ka persona të tjerë që dyshohen se janë përfshirë në rrahjen e gruas, ai tha:

“Në këtë fazë, ende jemi duke punuar dhe duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që nuk do të thotë që nuk do të zgjerohemi edhe tek subjektet e tjera të mundshme që mund të jenë involvuar në këtë vepër penale”.

Teksa për gjendjen shëndetësore të gruas tha se nuk ka informacione.

Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Prokuroria theksoi se brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe “gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë