Loading…

Flet sekretari që hetoi vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit: Zbulon edhe disa dokumente

  • 27/10/2020 | 13:51

Flet sekretari që hetoi vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit: Zbulon edhe disa dokumente

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe sekretari i këtij dikasteri që ditë më parë hetoi transaksionin e dyshimtë të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, kanë mbajtur një konferencë për media, përmes së cilës kanë demantuar raportimet se ky institucion ishte në dijeni më herët për rastin duke treguar edhe dokumente për këtë, shkruan Gazeta Metro.


Abrashi para gazetarëve ka thënë se është informuar nga sekretari për transaksionin e paligjshëm, dhe menjëherë pas kësaj kanë lajmëruar policinë e Kosovës.

“Sekretari më ka informu se ai vet nuk ka qenë në dijeni për një transaksion të paligjshëm, raportimet në media se nuk kemi njoftu me kohë janë të pavërteta. Sekretari informatën e ka pranuar më 19 si dyshim, dhe atë dyshim menjëherë e ka ngrit në Thesar, dhe kur është vërtetu se transaksioni ka qenë i tillë atëherë e ka lajmru Policinë.”, tha Abrashi, përcjell Gazeta Metro.

Sekretari në anën tjetër, shtoi se informatën për vjedhje e ka pranuar nga një zyrtar i MI, i cili e njoftoi se janë bërë disa pagesa të paautorizuara.

Ai theksoi se asnjë punjonës i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i ndërlidhur me këtë rast, dhe se ata vetëm e kanë raportuar ngjarjen në polici duke treguar edhe dokumentet për këtë.

“Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejtë se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se javën që lam pas u zbulua skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, e kjo gjë po dyshohet se u bë nga një zyrtar i Ministris së Financave.

Labinot Gruda dyshohet se i vodhi paratë për një periudhë kohore rreth 8-10 minuta, të cilat më pas i transferoi në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Kadri Shalës, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është dorëzuar tek organet e rendit, i cili pas 5 orëve intervistim, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë